Select Page

”Klopp është më i mirë se Pochettino dhe Guardiola”

”Klopp është më i mirë se Pochettino dhe Guardiola”

23:52 | 30 Shtator 2019

Christian Ziege beson se trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp me të drejtë mund të konsiderohet trajneri më i mirë në futbollin botëror.

Klopp drejtoi Liverpoolin në trofeun e tyre të gjashtë të Evropës sezonin e kaluar, pasi ata mposhtën Tottenham 2-0 në finalen e Ligës së Kampionëve në Madrid.

Skuadra e Klopp përfundoi edhe vetëm një pikë pas kampionit të Premierligës, Manchester City, sezonin e fundit, përcjell lajmi.net.

“Unë mendoj se duhet të jeni të kujdesshëm me këtë. Për të vlerësuar trajnerin më të mirë në botë duhet të llogaritni në të gjithë trajnerët, madje edhe ata që punojnë në ligat e klasave të ulëta”, i tha ai Omnisport.

“Kushtet që Klopp, Guardiola, Pochettino ose Niko Kovac i kanë, shumë trajnerë nuk i kanë. Kështu që duhet të jeni të kujdesshëm me atë titull”.

“Nëse i merrni ata për të cilët flasin të gjithë, askush nuk ka bërë më mirë se Klopp. Unë jam një tifoz i madh i tij sepse ai filloi në Mainz dhe përfundoi i katërti tre herë me radhë në divizionin e dytë”.

”Më pas ai arriti gjëra të mëdha me Dortmund dhe tani me Liverpool. Ai është më i miri”, deklaroi ai. /Lajmi.net/