Select Page

Klopp befason: Kjo është skuadra më e mirë në botë

Klopp befason: Kjo është skuadra më e mirë në botë

22:30 | 16 Shtator 2019

Jurgen Klopp thotë se Liverpool nuk është skuadra më e mirë në Evropë megjithë suksesin e tyre në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, pasi ai beson se rivalët Manchester City janë skuadra më e mirë në planet.

Skuadra e Klopp u bë kampion evropian për herë të gjashtë pas fitores 2-0 ndaj Tottenham në qershor, 12 muaj më pas nga humbja e tyre agonuese ndaj Real Madridit në finalen e vitit 2018. Manchester City në të kundërt nuk ka kaluar përtej çerekfinales për katër sezone radhazi.

Situata është e ndryshme brenda Anglisë, me skuadrën e Pep Guardiolas duke fituar dy tituj radhazi të Premierligës, përfshirë një tripletë vendase për herë të fundit, përcjell lajmi.net.

Por këtë edicion ‘Të Kuqtë’ janë pesë pikë para ‘Qytetarëve’ dhe janë të prirur të shpallen kampion pas 29 viteve.

“Ne nuk mund të jemi skuadra më e mirë në Evropë pasi Man City janë skuadra më e mirë në botë. Ky është i njëjti planet, mendoj”, tha gjermani. /Lajmi.net/