Select Page

Kina 2019: Marc Gasol shkruan historinë në rast se Spanja fiton sot Kupën e Botës

Kina 2019: Marc Gasol shkruan historinë në rast se Spanja fiton sot Kupën e Botës

10:31 | 15 Shtator 2019

Kombëtarja e Spanjës në basketboll do të ketë një test mjaft të vështirë sot në mesditë (sipas kohës sonë), me fillim nga ora 14:00.

Spanjollët do të kontestojnë finalen e madhe të Kupës së Botës Kina 2019, përballë kombëtares së Argjentinës, raporton lajmi.net.

Në aspektin individual, spanjollët qëndrojnë më mirë dhe shihen favoritët për këtë takim, por latinët me një lojë kolektive kanë arritur të eliminojnë kombëtare si Serbia.

Gjithsesi, në kërkim të fitores së madhe, Marc Gasol mund edhe të shkruajë historinë.

Nëse Spanja shpallet kampione, Gasol do të jetë lojtari i parë (jo-Amerikan) që ka fituar titullin e kampionit në NBA dhe Kupën e Botës, në të njëjtin vit, përcjell lajmi.net.

Gasol është shpallur këtë vit kampion i NBA, me skuadrën e Toronto Raptors, duke ndalur dominimin e Golden State.

Qendra spanjolle është gati të ndal sot edhe Argjentinën e Luis Scola. /Lajmi.net/