Select Page

KF Llapi përgënjeshtron zërat për sulmin e lojtarëve të Llapit ndaj skuadrës së Ferizaj

KF Llapi përgënjeshtron zërat për sulmin e lojtarëve të Llapit ndaj skuadrës së Ferizaj

20:40 | 5 Tetor 2019

Ndeshja e luajtur sot në Superligën e Kosovës, mes Llapit dhe Ferizaj, ka nxitur shumë reagime.

Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Ferizaj ka thënë se lojtarët e tij janë sulmuar nga lojtarët e Llapit, duke nxitur reagime të mëdha në disa prej medieve kosovare.

Por, një gjë të tillë e kanë mohuar skuadra e Llapit, të cilët më herët kanë reaguar me një komunikatë zyrtare.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell shkrimin e plotë të K.F Llapi, pa ndërhyrje në tekst.

Komunikatë zyrtare për publikimet e fundit të portaleve pas ndeshjes Llapi – Ferizaj

Podujevë, 5 tetor 2019 – Pas pulikimit të disa shkrimeve të fundit “Ferizaj sulmohet pas pjesës së parë në duel ndaj Llapit” që si për dëshmi marrin deklaratat aspak të vërteta të individëve të klubit mysafir si dhe futbollistëve të tyre që kishin ardhur me prapavijë që kush e di se çfarë qëllimi kanë pasur dhe me provokimet e tyre në shumë raste kanë acaruar situatën dhe janë munduar të bëjnë “bujë” pas ndeshjes, jemi të nxitur të reagojmë dhe të sqarojmë të vërtetën e vetme të këtyre shkrimeve dhe të distancohemi nga shkrimet e tilla që mundohen të dëmtojnë imazhin e klubit.

Së pari, siç deklarohet pas ndeshjes nga kryetrajneri i KF Ferizaj që më shumë mirrej me tjera çështje se sa me at që është i thirrur, dhe drejtori të tyre(që nuk ka qenë fare në stadium), se kinse futbollistët tanë kanë sulmuar ata kundërshtarë, nuk është aspak e vërtetë sepse ata në asnjë mënyrë nuk janë sulmuar e të paktën as nuk janë fyer por në qoftë se janë sulmuar nga futbollistët tanë(të cilët ishin në zhveshtore duke marrur instruksionet nga trajneri për pjesën e dytë) le të paraqesin dëshmitë e tyre, por kjo është gënjeshtër e thurur nga ata që veq ata din këso gënjeahter të pastër nëse jan sulmuar pse janë dalur ne fushë shtrohet pyetja? që nga fillimi i ndeshjes ishin provokativ, kishin direktiva për ta ndaluar Llapin gjë që e bërën me sukses, por jo me sjellje shembullore e korrekte në fushë, por me provokime për të revoltuar publikun kur dihet se publiku ynë në çdo ndeshje kalon mbi 2000 të pranishëm.

Ndodhë në futboll që futbollistët mos ta kenë ditën e tyre e të mos funksionoj asgjë sikurse rasti i futbollistëve tanë sot, por nuk mund të ndodhë që ata të kenë sulmuar dikë e që nuk ka ndodhur asnjëherë tjetër kur jemi mposhtur. Por vulën prishjes së ndeshjes pasi përsëri nuk na akordohen dy penallti ishte gjyqtari kryesor i ndeshjes Visar Kastrati, gjë e cila është vërejtur nga fillimi kurse asistenti i dytë Meriton Berisha i jep karton të kuq lojtarit tonë Mentor Zhdrellës si zakonisht me prapavijat e tij, me të cilat deri kur më? Tek ndeshjet e Llapit çdo herë po ka referim me objektiva të caktuara, gjë që është vërejtur më së miri tri ndeshjet e fundit, ku për referimin nuk kemi çfarë të flasim më tepër!

Por pyetjen e radhës ia shtrojmë Federatës së Futbollit të Kosovës: Pse vetëm Llapit i caktohet ndeshja ditën e shtunë, kurse skuadrave tjera të hënën dhe të martën? Vetëm dy ditë pas ndeshjes ndaj Feronikelit, detyrohemi të luajmë ndeshjen me Ferizajn, por kjo nuk i intereson FFK-së për Llapin, por vetëm për tjerat skuadra që ua cakton ndeshjet pas më shumë se tre ditëve.

Pra, edhe një herë ne qëndrojmë prapa kësaj komunikate, por nuk qëndrojmë duarthatë kur përmendet klubi ynë në këso shkrime abuzive sepse jemi munduar që çdo skuadër ta presim në mënyrën më të mirë të mundshme duke i siguruar sigurinë e domosdoshme dhe kushtet e favorshme për ndeshjet që kanë zhvilluar ndaj nesh, sepse ne kemi zhvilluar ndeshje edhe me peshë më të madhe por mikëpritja ka qenë gjithnjë në nivel, sepse nuk jemi klub që paradite organizohemi kurse pasdite shpartallohemi, jemi klub me stabilitet 6 vjeçar, gjatë së cilave kemi pasur ndeshje me shumë peshë pasi jemi eleminuar nga Kupa e kemi humbur pikë të rëndësishme në rrugën drejt titullit kampion, por mikëpritja ka qenë shembull në dallim me kundërshtarin që kishim sot përball.

Me shumë sinqeritet
Kryesia e KF “Llapi” /Lajmi.net/