Select Page

Katër fëmijë të gjetur deri tani nga fushata e ekipit të Romës

Katër fëmijë të gjetur deri tani nga fushata e ekipit të Romës

16:20 | 17 Shtator 2019

Një vajzë tetë vjeçare keniane e paraqitur në videon që njoftoi transferimin e Chris Smalling në Romë është gjetur e sigurt dhe gjithashtu ajo u bë fëmija i katërt që u shpëtua si pjesë e nismës në rrjetet sociale të klubit.

Klubi italian njoftoi sot në Twitter pas historisë më të fundit të suksesit në një fushatë ku pas çdo transferimi të një lojtari në fund shfaqen fotot e fëmijëve të zhdukur.

Smalling, i cili iu bashkua Romës si huazim nga Manchester United në fund të gushtit, cicëroi kënaqësinë e tij kur dëgjoi zhvillimin, duke shtuar një tjetër cicërimë: “Si baba më bën shumë të lumtur kur shoh se kjo vajzë e re nga videoja ime për njoftimin e transferimit është ribashkuar me të dashurit e saj”, përcjell lajmi.net.

“Shpresojmë se mund të ndihmojmë shumë më tepër fëmijë të gjejnë shtëpitë e tyre të ligjshme”.

Në postimin e Romës shkruhej: “Një fëmijë i katërt i zhdukur është gjetur! #ASRoma janë informuar sot se një vajzë tetëvjeçare keniane e paraqitur në videon e njoftimit të transferimit të Chris Smalling është gjetur e sigurt”.

Kujtojmë se ditë më parë një tjetër fëmijë u gjet shëndosh e mirë pasi djaloshi 13-vjeçar u para në njoftimin për huazimin e Henrikh Mkhitaryan nga Manchetser United. /Lajmi.net/