Select Page

Juventus sakrifikon yllin e skuadrës, ia prish planet Interit

Juventus sakrifikon yllin e skuadrës, ia prish planet Interit

11:05 | 27 Korrik 2019

Kur Antonio Conte u ul në stolin e Interit, ai kishte prioritete të qarta për fazën ofensive, duke kërkuar Romelu Lukakun e Manchester United.

Çështja dukej e zgjidhur, reprezentuesi belg kishte vërë gati valixhet për transferim në San Siro.

Por, në momentin e fundit gjërat kanë ndryshuar, dhe Conte rrezikon të mbetet pa lojtarin e preferuar.

‘Djajtë e Kuq’ i kanë vendosur lojtarit një çmim prej 85 milionë euro, diçka vështirë e arritshme për Interin.

Dhe këtë mund ta shfrytëzojë Juventus, që për Lukakun, janë gati të sakrifikojnë Paulo Dybalan.

Sky Sport raporton se Juventus do t’i ofrojë Manchester Unitedit shërbimet e Dybala, në këmbim të Lukakut, përcjell lajmi.net.

Dybala, ka qenë i kërkuar nga Manchester United prej kohësh./Lajmi.net/