Select Page

Ja si përfundoi takimi i fundit mes Real Madrid dhe Club Brugge

Ja si përfundoi takimi i fundit mes Real Madrid dhe Club Brugge

14:51 | 1 Tetor 2019

Real Madrid dhe Club Brugge janë përballur vetëm njëherë me njëra-tjetrën në Spanjë në edicionin 1976/78, kur ekipi belg eliminoi ‘Los Blancos’ nga Kupa e Evropës.

Ndeshja mes dy skuadrave u zhvillua në ‘La Rosaleda’ në Malaga, për shkak të një ndalimi prej dy ndeshjeve që klubi spanjoll po mbante nga sezoni i kaluar, kur tifozët e tyre sulmuan Erich Linemayer, gjyqtari i një ndeshje kundër Bayern Munich.

Real Madrid zhvilloi ndeshjen e tyre të parë në shtëpi në ‘Luis Casanova’ në Valencia kundër Stal Mielec dhe kaloi në raundin tjetër me rezultat 3-1 në total, përcjell lajmi.net.

Ndeshja e parë e raundit tjetër ishte kundër skuadrës belge në Malaga, ku Los Blancos nuk arriti të mposhtenin kundërshtarët e tyre.

Pas një barazimi pa gola, të dy skuadrat u takuan përsëri në Belgjikë, ku Club Brugge mundi skuadrën spanjolle 2-0, falë një goditje nga Ulrik le Fevre dhe golit nga Benito Rubinan. /Lajmi.net/