Select Page

Italia në hendikep, mungon Sensi

Italia në hendikep, mungon Sensi

13:16 | 7 Tetor 2019

Mesfushori i Interit, Stefano Sensi është jashtë kualifikuesve të Italisë për Euro 2020 me Greqinë dhe Lihtenshtajnin, pasi pësoi një dëmtim kundër Juventus.

Sensi u largua në pjesën e parë gjatë humbjes 2-1 të Interit ndaj Juve në Derby d’Italia mbrëmë.

FIGC njoftoi të hënën në mëngjes se lojtari nuk do të bashkohej me skuadrën e Italisë.

Në vend të kësaj, 24-vjeçari do të qëndrojë në Milano për shërimin e tij përpara ndeshjes tjetër të ‘Nerazzurri’ kundër Sassuolo më 20 tetor. /Lajmi.net/