Select Page

Ish agjenti i Fekir zbulon pse dështoi transferimi tek Liverpool

Ish agjenti i Fekir zbulon pse dështoi transferimi tek Liverpool

23:42 | 4 Tetor 2019

Nabil Fekir dikur lidhej me një transferim tek Liverpool, madje shihej si punë e kryer.

Transferimi i Fekir tek Liverpool mbeti vetëm një plan i dështuar, me disa që besonin se transferimi dështoi si pasojë e lëndimeve të lojtarit.

Por, ish agjenti i Fekir, Jean Pierre Bernes ka thënë së fundmi se kjo nuk është e gjithë historia, duke treguar edhe disa arsye të tjera.

“Nabil ishte prioriteti i Liverpool. Punova për katër muaj me Liverpool. Gjithçka ishte gati” ka thënë Bernes për ‘Canal +’, transmeton lajmi.net.

“Nabil ishte në dijeni për kontratën e ardhshme, e cila do ta shihte atë tek fitonte rreth 45 milionë euro në pesë vite” ka treguar tutje ish agjenti.

“Në ditën kur duhej të nënshkruhej kontrata, një avokat dhe vëllai i Fekir erdhën dhe ndaluan gjithçka. Ishte e pabesueshme” ka thënë ndër të tjerash Bernes.

Fekir është transferuar më pas tek skuadra e Real Betis, duke befasuar të gjithë me zgjedhjen e tij. /Lajmi.net/