Select Page

Interi thyen tjetër rekord

Interi thyen tjetër rekord

21:28 | 26 Shtator 2019

nter njoftoi se ata kanë thyer një rekord të ri të klubit me të ardhura prej 415 milionë eurove për edicionin 2018/19, një përmirësim prej 20 përqind nga viti i kaluar.

Pronarët Suning Group kanë punuar shumë për të rritur të ardhurat, të cilat i panë po aq të rëndësishme sa edhe ulja e kostove për t’u shkëputur nga kufizimet e Fair Play Financiar.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, Inter ka fituar për herë të parë më shumë se 400 mln euro të ardhura, konkretisht 415 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Kjo është një rritje prej 20 përqind në rreth 346 mln euro nga edicioni 2017/18, pjesërisht për shkak të kualifikimit të tyre në Champions.

Ka pasur gjithashtu rritje në të ardhurat nga sponsorët. /Lajmi.net/