Select Page

Hysaj përfundon në radarin e gjigantit anglez

Hysaj përfundon në radarin e gjigantit anglez

9:30 | 19 Qershor 2019

Manchester United thuhet se ka shfaqur interes për nënshkrimin e mbrojtësit të djathtë të Napolit, Elseid Hysaj.

United do tentojë transferimin e një mbrojtësi të djathtë këtë verë, pas largimit të Antonio Valencias dhe moshës së Ashley Young.

Gianluca Di Marzio pretendon se ‘Djajtë e Kuq’ po shqyrtojnë mundësinë e sjelljes së Hysaj në ‘Old Trafford’, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi shqiptar ishte një nga emrat e parë në skuadrën e Napolit sa ishte Maurizio Sarri trajner, por ai u detyrua të bënte rotacion me Kevin Malcuit sezonin e kaluar.

Nëse ndodh një transferim i tillë, skuadra e Ancelottit mund ta kthejë interesimin te ylli i Tottenham, Kieran Tripper. /Lajmi.net/