Select Page

Holanda nuk ndryshon qëndrim për Shqipërinë: Jo hapjes së negociatave me BE

Holanda nuk ndryshon qëndrim për Shqipërinë: Jo hapjes së negociatave me BE

Ka përfunduar dsikutimi në parlamentin holandez për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në. Me sa duket nuk ka ndryshim të qëndrimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ndonëse nuk ka mocion të ri, holandezët i qëndrojnë atij të muajit qershor, kundër hapjes së negociatave.

 Anëtarët e komisionit për çështjet europiane në parlamentin e Holandës kanë dëgjuar pasditen e sotme qëndrimin e qeverisë përmes ministrit për Punët e Jashtme, Stef Blok.

Ministri Blok ka parashtruar qëndrimin, tashmë të njohur se është e parakohshme çelja negociatave me Shqipërinë. Megjithatë më komisionin për Europën u tha se nuk do të ketë veto bllokuese nga Holanda nëse vendet e tjera bien dakord.