Select Page

Higuain flet pas fitores: Treguam karakter

Higuain flet pas fitores: Treguam karakter

23:49 | 6 Tetor 2019

Gonzalo Higuain lavdëroi Juventusin për “karakterin dhe vendosmërinë e tyre, sepse Interi ishte skuadra më e fortë” në Serie A.

Argjentinasi erdhi nga stoli për të shënuar golin fitues, pas golit të hershëm të Paulo Dybala dhe një penalltie të Lautaro Martinez për fitoren 2-1 në ‘San Siro’.

“Ishte një lojë e shkëlqyer nga Juve. Interi ishte skuadra më e fortë në ligë, ata kishin fituar gjashtë nga gjashtë ndeshje”, tha Pipita për Sky Sport Italia.

“Ne kemi luajtur me karakter dhe vendosmëri të shkëlqyeshme. Më vjen mirë që e morëm fitore në shtëpi”, tha ai. /Lajmi.net/