Select Page

Gundogan: Isha shumë afër kalimit tek Bayern, para se të nënshkruaja me Man City

Gundogan: Isha shumë afër kalimit tek Bayern, para se të nënshkruaja me Man City

16:14 | 5 Tetor 2019

Ilkay Gundogan ka zbuluar një fakt shumë interesant për kohën kur ai largohej nga Dortmund.

Gundogan u largua nga Dortmund, në vitin 2016, për t’iu bashkuar kampionëve aktual të Premierligës, Manchester City.

Por, mesfushori i kombëtares së Gjermanisë ka bërë të ditur se ishte shumë afër t’i bashkohej skuadrës së Bayern Munich, para se të kalonte tek City.

“Asokohe përfaqësuesit e mi bisedonin edhe me Bayern Munich, por nuk arritëm marrëveshje për disa arsye të ndryshme” ka thënë Gundogan, transmeton lajmi.net.

“Tani jam shumë i lumtur me Man City, nuk mendoj se ka ndonjë klub më të mirë në këtë moment, gjithashtu as trajner më të mirë” shtoi gjermani.

Manchester City kishte paguar 23 milionë euro për transferimin e Ilkay Gundogan nga Borussia Dortmund. /Lajmi.net/