Select Page

Guardiola ia uron Liverpoolit titullin e kampionit, pas humbjes nga Norwich

Guardiola ia uron Liverpoolit titullin e kampionit, pas humbjes nga Norwich

12:14 | 15 Shtator 2019

Pep Guardiola i ka uruar Liverpoolit titullin e kampionit në Premierligë.

Manchester City është ‘rrëzuar’ në Norwich, në humbjen 3:2, duke mbetur me pesë pikë prapa Liverpool, pas pesë ndeshjeve të para.

Kjo ishte humbja e parë e Manchester City këtë edicion, deri sa në anën tjetër Liverpooli i Jurgen Klopp ka vazhduar ecurinë perfekte.

Pas ndeshjes, me ironi, Guardiola ka uruar ‘Reds’ për titullin e kampionit.

“Jemi akoma në shtator… a duhet ta bëjmë këtë? Në rregull: Urime Liverpool, jeni kampionët” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi në shtator. Do të rikthehemi. Shkojmë në Ukrainë, pastaj kthehemi” ka thënë tutje Guardiola.

Skuadra e Guardiolas ishte shpallur kampione sezonin e kaluar, me vetëm një pikë më shumë se ‘Reds’. Duket se gara do të jetë e ngjashme edhe këtë edicion. /Lajmi.net/