Select Page

Guardiola arsyeton mungesën e minutave për lojtarët e rinj: Është e pamundur

Guardiola arsyeton mungesën e minutave për lojtarët e rinj: Është e pamundur

8:29 | 6 Tetor 2019

Pep Guardiola ka mbrojtur zgjedhjet e tij për formacionin e Manchester City këtë edicion.

Guardiola është kritikuar shumë për hapësirat e vogla që ka lënë për talentët e skuadrës së Man City.

Emra si Phil Foden duhet të qëndrojnë në bankën rezervë të ‘Citizens’, pa pasur mundësi që të tregojnë kualitetet e tyre, por për këtë, trajneri spanjoll ka dhënë arsyet.

“Kjo skuadër duhet të fitojë tituj dhe procesi për lojtarët e rinj kërkon kohë. Mënyra më e mirë është ‘hap pas hapi’” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Për të përmbushur kërkesat e klubit, ne duhet të kemi lojtarë të pjekur. Kur ka lojtarë të talentuar, ata do të luajnë, por në kohën e njëjtë, ne duhet të konkurrojmë çdo ditë kundër skuadrës më të mirë në Evropë” shtoi spanjolli.

“Për këtë, ne kemi David Silva, De Bruyne, Aguero e Fernandinho. Të bëjmë një skuadër të re është thuajse e pamundur” ka thënë ndër të tjerash Guardiola.

Meqë De Bruyne është i dëmtuar, Guardiola mund t’i jap hapësira Foden gjatë ndeshjes që luhet sot, kundër Wolves. /Lajmi.net/