Select Page

Gratë që stresohen gjatë shtatzënisë, ia dëmtojnë trurin foshnjës

Gratë që stresohen gjatë shtatzënisë, ia dëmtojnë trurin foshnjës

19:04 | 8 Tetor 2019

Shkencëtarët kanë ardhur me një hulumtim të ri, duke deklaruar se gratë të cilat stresohen gjatë shtatzënisë mund të ia dëmtojnë foshnjës trurin.

Shkencëtarët kanë pyetur nënat për nivelin e stresit gjatë shtatzënisë, dhe ato të cilat kanë pasur më shumë stres kanë ndikuar tek foshnjat e tyre.

Stresi gjatë shtatzënisë mund të dëmtojë trurin e fëmijës, po ashtu ata kanë gjetur se niveli i lartë i stresit mund të lidhet edhe me stresin, ankthin tek fëmijët, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Studiuesit kanë pyetur më shumë se 3 qind gra fëmijët e të cilave kanë lindur më herët, për përvojën e tyre lidhur me stres. Ata kanë gjetur ndryshime në zhvillimin e fëmijëve të tyre.

Hulumtuesit nga njëri prej kolegjeve të Londrës, kanë gjetur se niveli i lartë i stresit, kolesterolit, e arrijnë fëmijën brenda duke ndikuar kështu në zhvillimin e tyre. Duke besuar kështu, që kjo gjë i prek ata më së shumti në trurin e tyre, konkretisht në dëmtim. /Lajmi.net/