Select Page

Gjermani: Kabineti qeveritar i vë vulën paketës së klimës

Gjermani: Kabineti qeveritar i vë vulën paketës së klimës

9:11 | 9 Tetor 2019

Nuk ka pasur ndonjë projekt politik më të kontestuar në Gjermani se paketa e klimës e qeverisë së koaliconit në Gjermani. Disa thonë ligji është pa efekt, të tjerët e shohin si barrë të madhe për qytetarët.

Pika kryesore e paketës për klimën të qeverisë gjermane, e cila miratohet këtë të mërkurë është reduktimi i emetimit të gazravre karbonikë. Sipas studimeve ato janë arsyeja kryesore e ngrohjes globale.

Dokumenti 170 faqësh përmban ndër të tjera edhe futjen e çmimit të CO2-it, gazit karbonik, gjë që do të shtrenjtojë lëndët djegëse fosile si vajin për ngrohje, benzinën dhe naftën dhe do të rrisë impulset për një sjellje më ekologjike të qytetarëve. Për të reduktuar barrën shtesë financiare për qytetarët qeveria do të ofrojë psh. kompensime për ata që janë të detyruar të udhëtojnë më larg e përditë në vendin e punës.

Me këtë paketë masash, qeveria gjermane e CDU/CSU-së dhe SPD-së kërkon të arrijë qëllimet e klimës për vitin 2030. Që do të thotë reduktim i emetimeve të gazit karbonik me 55% kundrejt vitit 1990.

Pika e grindjes – çmimi i gazit karbonik

Kur u miratua paketa e klimës pati kritika të forta. Grindja kryesore bëhet për çmimin e gazit karbonik. Qeveria planifikon që emetimi i një toni gazi karbonik do të kushtojë 10 euro nga viti 2021. Por sipas kryeministrit të landit të Saksonië së Pshtme, Stephan Weil ky çmim është shumë i ulët për të pasur efektin e duhur. Ai i përgjigjet blerjes së 3-4 birrave, thotë ai. Edhe Të Gjelbrit kërkojnë një çmim më të lartë, sipas tyre 40 euro për ton.

Nga ana tjetër unioni konservator, CDU/CSU është dakord me këtë çmim. Sipas konservatorëve duhet që barra për qytetarët dhe ekonominë të mos jetë shumë e lartë. Angela Merkel lidhur me këtë grindje tha se “besojmë, që duhet të fillojmë ngadalë, me qëllim që të marrim sa më shumë njerëz me vete për këtë çështje.”/DW