Select Page

Giampaolo: Nuk heq dorë nga Piatek

Giampaolo: Nuk heq dorë nga Piatek

19:17 | 4 Tetor 2019

Marco Giampaolo ka bërë të ditur se nuk do të heq dorë nga Krzysztof Piatek.

Piatek ka gjetur vetëm dy herë rrugën e golit gjatë këtij sezonit, duke nxitur zëra që thonë se ai duhet të hiqet nga formacioni i parë.

Mirëpo, trajneri Giampaolo ka refuzuar një mundësi të tillë, duke thënë se nuk ka kush tjetër të shënojë.

“Nuk mund të heqim dorë nga lojtari ynë kryesorë i fazës ofensive. Nëse Piatek nuk shënon, atëherë kush do të shënojë? Giampaolo?” ka thënë trajneri, transmeton lajmi.net.

Edicionin e kaluar, lojtari polak kishte shënuar plot 30 herë, por këtë edicion duket sikur nuk do t’i afrohet asaj shifre. /Lajmi.net/