Select Page

Giampaolo flet pas humbjes në derbi: Interi më shumë eksperiencë se ne

Giampaolo flet pas humbjes në derbi: Interi më shumë eksperiencë se ne

9:25 | 22 Shtator 2019

Trajneri i Milan, Marco Giampaolo, ka zbuluar arsyen për disfatën në derbin lokal të Milanos.

Inter arriti të shënonte një fitore të madhe, me rezultatin 0:2, duke dominuar lojën në secilin aspekt thuajse, duke ngjyrosur qytetin e Milanos me ngjyrat zi dhe kaltër.

Pas këtij dueli, Giampaolo ka thënë disa fjalë rreth rezultatit dhe paraqitjes, dhe si faktor kryesorë që ka vendosur takimin ka emëruar eksperiencën e rivalëve lokalë.

“Kishim shumë hezitim në fillim të takimit, pastaj me lojën që kalonte, Interi tregoi se kanë shumë eksperiencë” ka thënë Giampaolo, transmeton lajmi.net.

“Pasi pësuam golin e parë, ne reaguam me emocione dhe kjo nuk më pëlqeu aspak, pasi na humbi organizimi. Kishim një diferencë në eksperiencë” ka thënë ndër të tjerash trajneri.

Milan ka mbetur me vetëm gjashtë pikë pas katër xhirove të para në Serie A, kurse Inter ka vazhduar ta mbajë kreun e tabelës me pikët maksimale. /Lajmi.net/