Select Page

Gattuso rikthehet në menaxhim, në bisedime me këtë skuadër të Serie A

Gattuso rikthehet në menaxhim, në bisedime me këtë skuadër të Serie A

19:13 | 29 Shtator 2019

Aurelio Andreazzoli pranon se Genoa ka “humbur rrugën” pas humbjes 4-0 ndaj Lazios, pasi raportohet se Gennaro Gattuso është në bisedime për të marrë përsipër klubin.

Stefano Pioli është gjithashtu një kandidat për menaxherin e Genoas, por Sky Sport Italia pretendon se negociatat fillestare tashmë kanë filluar me ish-trajnerin e Milanit.

Nëse ai do të merrte detyrën, ndeshja e tij e parë në stolin e ‘Marassi’ do të ishte kundër klubit të tij të vjetër Milano, transmeton lajmi.net.

“Sot, një skuadër e meritonte qartë fitoren dhe një qartë e meritonte të humbiste”, rrëfeu Andreazzoli në Sky Sport Italia.

“Kishte mbizotërim në çdo fushë: karakter, zotërim, vendosmëri dhe organizim. Ne mund të kishim bërë më shumë, por gjithashtu ishim të pafat me Thomas Strakosha duke bërë disa pritje të mëdha”.

“Ndërlikohet nëse nuk i finalizojmë mundësitë tona të shënimit kundër një skuadre shumë më të fortë. Ne kemi humbur rrugën tonë dhe unë marr përgjegjësinë, jo lojtarët”, deklaroi ai. /Lajmi.net/