Select Page

Gabimi i madh i Milanit, refuzoi Tammy Abrahamin

Gabimi i madh i Milanit, refuzoi Tammy Abrahamin

16:22 | 25 Shtator 2019

Tammy Abrahamit i janë nevojitur vetëm disa ndeshje për të marrë epitetin e lojtarit sensacion në sezonin e ri të Premierligës.

Talenti 21 vjeçar po paraqitet mrekullisht te Chelsea në Premierligë, duke gëzuar një mbështetje të madhe nga trajneri Frank Lampard.

Në gjashtë ndeshje, Abraham ka arritur të shënojë shtatë gola, një më pak se Sergio Aguro, që prin në listën e golashënuesve.

‘Tuttomercatoweb’ raporton se Milan ka hedhur poshtë mundësinë për të nënshkruar me Abraham gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell lajmi.net.

Gjigantët italian menduan se 21 vjeçarit i mungon përvoja në nivelin e lartë të garimit, dhe vendosën të mos dërgojnë ofertë zyrtare./Lajmi.net/