Select Page

Frymëmarrje për Chelsean, ja sa mungon Mason Mount

Frymëmarrje për Chelsean, ja sa mungon Mason Mount

20:19 | 18 Shtator 2019

Chelsea ka marrë lajme të mira pasi testet mjekësore treguan se Mason Mount nuk ka pësuar lëndime serioze në kyçin e këmbës.

20-vjeçari u largua në ndeshjen e së martës ndaj Valencias në minutat e hershme pas një ndërhyrje të tmerrshme nga Coquelin.

Por burimet e Goal kanë thënë se anglezi nuk përballet me ndonjë dëmtim të rëndë, megjithëse ai është në dyshim për takimin e së dielës me Liverpool, përcjell lajmi.net.

Mount u kthye në terrenin e stërvitjes të Chelseat në Cobham të mërkurën dhe stërviti në pishinë, ndërsa ai duket se do të rikthehet me pjesën tjetër të skuadrës shumë shpejtë.

Ky është një lajm lehtësues për Frank Lampard, pasi talenti i ‘Bluve’ ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë fillim sezon. /Lajmi.net/