Select Page

Fitore e vështirë por shumë e rëndësishme për Liverpoolin

Fitore e vështirë por shumë e rëndësishme për Liverpoolin

15:20 | 28 Shtator 2019

Liverpool ka marrë një fitore të vështirë por shumë të rëndësishme në udhëtim te Sheffield United.

Skuadra e Jurgen Klopp, në ndeshjen e xhiros së shtatë ka mundur në udhëtim Sheffield Unitedin me rezultat minimal 0-1.

Vendasit regjistruan një nga paraqitjet më të mira këtë sezon, duke arritur t’i bënin ballë Liverpoolit, që prin në Premierligë.

Skuadra e Sheffieldit u mbajt deri në minutën e 70’-të të ndeshjes, kur një goditje e Georginio Wijnaldum, përfundoi në rrjetën e vendasve, falë edhe një gabimi të portierit Dean Henderson.

Me këtë fitore Liverpool numëron 21 pikë, me shtatë fitore në po kaq ndeshje, për të kryesuar në Premierligë.

Në ndeshjen e xhiros së ardhshme, ‘The Reds’ në shtëpi presin Leicester Cityn./Lajmi.net/