Select Page

FFK zbulon orën e shitjes së biletave për ndeshjen ndaj Gjibraltarit

FFK zbulon orën e shitjes së biletave për ndeshjen ndaj Gjibraltarit

11:30 | 23 Shtator 2019

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar orën e saktë se kur do të dalin biletat në shitje për ndeshjen miqësore me Gjibraltarin.

Kosova luan një test miqësor përballë kombëtares simpatike të Gjibraltarit më 10 tetor në orën 20:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ky takim zhvillohet vetëm katër ditë para ndeshjes deçizive me Malin e Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020,  shkruan lajmi.net.

Zyrtar të FFK-së për lajmi.net kanë konfirmuar se sot në orën 17:00 biletat do të jenë në shitje në sistemin online për ndeshjen ndaj Gjibraltarit.

‘’Po, me Gjibraltarin biletat dalin në shitje sot saktësisht në orën 17:00’’, kanë thënë nga FFK-ja për lajmi.net.

Ndërkohë të pyetur se a ka një ditë të caktuar se kur do të dalin biletat në shitje për përballjen me Malin e Zi, Federata e Futbolli të Kosovës kanë thënë se ende nuk kanë informata. /Lajmi.net/