Select Page

Federata e Serbisë reagon për ndeshjen Trepça – Crvena Zvezda

Federata e Serbisë reagon për ndeshjen Trepça – Crvena Zvezda

15:30 | 9 Tetor 2019

Federata e Futbollit të Serbisë ka reaguar për moszhvillimin e ndeshjes Trepça ilegale – Crvena Zvezda, e vlefshme për raundin e 1/16 të Kupës së Serbisë.

Crvena Zvezda po planifikonte të luante ndeshjen e raundit të 1/16 në kuadër të Kupës së Serbisë kundër Trepçës ilegale në Zveçan.

Por kjo ishte e pamundur pasi forcat policore të Kosovës bllokuan hyrjen e ekipit serb në territorin e Republikës tonë në pikën administrative në Jarinjë, shkruan lajmi.net.

Federata serbe tani ka reaguar duke e zhvendosur ndeshjen në Serbi në ditën e nesërme.

“Ndeshja e fazës 1/16 në Kupën e Serbisë mes Trepçës dhe Crvena Zvezdës do të zhvillohet të enjten, 10 tetor në Qendrën Sportive të FSS-s në Stara Pazovë nga ora 15:00”, thuhet fillimisht në njoftimin e Federatës serbe.

“Hyrja do të jetë falas dhe Federata e Futbollit të Serbisë do ta paguajë koston e plotë të qëndrimit të FC Trepçës”, thuhet më tej. /Lajmi.net/