Select Page

FC Prishtina arrin edhe fitoren e dytë me Dallkun, tani mposht Dukagjinin

FC Prishtina arrin edhe fitoren e dytë me Dallkun, tani mposht Dukagjinin

19:49 | 25 Shtator 2019

FC Prishtina ka shënuar edhe fitoren e dytë në stol me Armend Dallkun.

Kryeqytetasit kanë mposhtur 2:0 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ skuadrën e Dukagjinit, në ndeshjen e mbetur të javës së dytë.

Ishte Meriton Korenica që në minutën e 7’ shënoi një gol të bukur me kokë për epërsinë 1:0 të FC Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Vendasit arritën që një gol të shënojnë edhe në pjesën e dytë, dhe kësaj here me Leonit Abazin.

Abazi shënoi në minutën e 51’ të ndeshjes.

Me këtë fitore, FC Prishtina numëron 10 pikë, dhe renditet në vendin e gjashtë, ndërsa xhiron e ardhshme udhëton për t’u takuar me Vushtrrinë./Lajmi.net/