Select Page

Favre tregon arsyen pse Sancho qëndroi në bankën rezervë

Favre tregon arsyen pse Sancho qëndroi në bankën rezervë

12:20 | 6 Tetor 2019

Trajneri i Dortmund është kritikuar shumë për faktin se la në bankë Jadon Sanchon.

Dortmund nuk arriti të merrte tri pikë nga kjo xhiro e Bundesligës, duke barazuar 2:2 kundër Freiburg.

Në këtë ndeshje, Jadon Sancho, i cili konsiderohet nga lojtarët më premtues të futbollit në botë, ishte në bankën rezervë të ‘Verdh e zinjve’, duke nxitur shumë reagime ndaj trajnerit.

Por, Lucien Favre ka dhënë së fundmi arsyetimet e tij për këtë veprim.

“Ai ishte i vdekur, kishte nevojë për pushim pasi ka luajtur të gjitha ndeshjet deri më tani” ka thënë Favre, transmeton lajmi.net.

“Ai është 19 vjeçar dhe është normale. Ai e di se është pakëz i lodhur dhe ka nevojë për pushim. Nuk është e lehtë për të” ka shtuar trajneri.

Dortmund aktualisht janë në pozitën e shtatë në Bundesliga, me dy pikë më pak se liderët e Bayern Munich. /Lajmi.net/