Select Page

Eros Grezda në kërkim të një skuadre – duhet të ‘arratiset’ nga Rangers

Eros Grezda në kërkim të një skuadre – duhet të ‘arratiset’ nga Rangers

17:29 | 26 Shtator 2019

Eros Grezda është në kërkim të një skuadre të re.

Ylli i kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda, nuk po kalon kohë aspak të mira me skuadrën e Rangers.

Anësori shqiptar është njoftuar se nuk do të paraqitet më kurrë me skuadrën nga Glasgow, pas sjelljeve të tij aspak të mira.

Grezda ishte paraqitu në një ndeshje të rinjtë, kur kishte pështyrë një lojtar, gjë që i ka penguar jashtëzakonisht shumë trajnerit Gerrard.

Sipas raportimeve të fundit të ‘Dailyrecord’, anësori i Shqipërisë është duke kërkuar arratinë nga Rangers, transmeton lajmi.net.

Lojtari ka zgjuar interesim nga skuadrat e Superligës së Katarit, dhe mund të arrijë marrëveshje para se afati kalimtar në Lindjen e Mesme të mbyllet.

Merkatoja në këtë zonë gjeografike mbyllet gjatë ditës së hënë. /Lajmi.net/