Select Page

Emery thur lëvdata për Aubameyang

Emery thur lëvdata për Aubameyang

11:15 | 6 Tetor 2019

Trajneri i Arsenal, Unai Emery, ka vlerësuar lart yllin e skuadrës së tij, Pierre Emerick Aubameyang.

Emery beson se Aubameyang e meriton që të ketë një rrol si lider i skuadrës, pasi tashmë lojtari ka fituar shumë eksperiencë.

Lojtari nga Gaboni është zgjedhur zëvendës kapiten i skuadrës së Arsenal, dhe këtu nuk ka asgjë të keqe sipas trajnerit të ‘Gunners’.

“Ai është një lojtar me shumë përvojë. Ai ka luajtur në Francë, Gjermani dhe tani në Angli, në nivelet më të larta” ka thënë Emery për Aubameyang, transmeton lajmi.net.

“Eksperienca e tij është e mirë, shokët e skuadrës ia besuan votat për zëvendës kapitenin” shtoi trajneri.

Aubameyang ka qenë ndër lojtarët kryesorë të Arsenal edhe gjatë këtij sezoni, duke qenë më konkreti tek golat. /Lajmi.net/