Select Page

Edhe Herolind Shala i gatshëm për Kosovën

Edhe Herolind Shala i gatshëm për Kosovën

18:23 | 25 Shtator 2019

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, po vazhdon të marr lajme të mira para grumbullimit për dy ndeshjet e tetorit.

‘Dardanët’ në tetor zhvillojnë dy ndeshje, një miqësore dhe një kualifikuese për Euro 2020.

Për ndeshjet e tetorit, Kosova në mesfushë do të ketë një alternativë më shumë, pas shumë mungesave në shtator.

Është Herolind Shala që është rikthyer nga lëndimi, për t’u stërvitur dhe për të qenë gati si për skuadrën e tij, ashtu edhe për Kosovën.

Kosova më 10 tetor takohet me Gjibraltarin në ndeshje miqësore, ndërsa katër ditë më pas, në ‘Fadil Vokrri’ pret Malin e Zi./Lajmi.net/