Select Page

Eden Hazard i bën tifozët e Realit të besojnë pas kësaj deklarate

Eden Hazard i bën tifozët e Realit të besojnë pas kësaj deklarate

8:58 | 24 Shtator 2019

Eden Hazard beson se Real Madrid ‘mund të ëndërrojë një sezon të shkëlqyeshëm’ përkundër një fillimi të vështirë të këtij sezoni në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Reali ka fituar tre nga gjashtë ndeshjet e para, përfshirë një fitore shumë të nevojshme 1-0 ndaj Sevillas të dielën që lehtësoi presionin ndaj trajnerit Zinedine Zidane.

Me tre fitore nga pesë takime në La Liga, ‘Los Blancos’ udhëheqin tabelën bashkë me Athletic Bilbao me 11 pikë, por janë në pozitën e dytë për shkak të diferencës së golave, transmeton lajmi.net.

“Kur luan për Real Madrid duhet të fitosh çdo ndeshje, kështu është, prandaj është klubi më i mirë në botë, sepse gjithmonë e ke atë presion”, tha Hazard të hënën.

“Por ne kemi një ekip cilësor. Ishte e vështirë por ne fituam në Sevilla, një stadium ku nuk është kurrë e lehtë”.

“Edhe në Ligën e Kampionëve, është akoma e rëndësishme edhe nëse kemi humbur ndeshjen tonë të parë kundër Parisit, por mund të ëndërrojmë një sezon të shkëlqyeshëm me ekipin që kemi”, deklaroi belgu. /Lajmi.net/