Select Page

E tmerrshme: Gjatë derbit të Madridit është thyer shtëpia e Casemirio – gruaja dhe vajza ishin brenda

E tmerrshme: Gjatë derbit të Madridit është thyer shtëpia e Casemirio – gruaja dhe vajza ishin brenda

13:23 | 29 Shtator 2019

Mbrëmë në Madrid është thyer shtëpia e mesfushorit të Real Madrid, Casemiro.

Hajdutë të armatosur janë futur mbrëmë në shtëpinë e yllit të Real Madrid, Casemiro, gjatë kohës kur po zhvillohej derbi i Madridit.

Braziliani 27 vjeçar është kthyer në shtëpi me nxitim, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, pasi kuptoi lajmin e tmerrshëm, përcjell lajmi.net.

Thuhet se gruaja me të voglën e Casemiro kanë qenë në shtëpi gjatë kohës kur është kryer ky sulm nga hajdutët.

Gruaja me vajzën e lojtarit ishin fshehur në katin e sipërm të shtëipsë, për t’i shpëtuar ndonjë plage të mundshme. /Lajmi.net/