Select Page

E pranon Conte: Juventus është kategori tjetër

E pranon Conte: Juventus është kategori tjetër

9:27 | 7 Tetor 2019

Antonio Conte i drejtpërdrejtë në gjykimin e tij pas derbit të Italisë, të fituar 1-2 nga Juventusi në “San Siro”.

Trajneri i zikaltërve, e pranon se skuadra e tij duhet të punojë shumë për të arritur nivelin e bardhezinjve.

“Juventusi është i një kategorie tjetër në të gjitha pikëpamjet, ne po tentojmë të ngushtojmë këtë hendek. Ishte një sfidë e ekuilibruar, por edhe në këtë ndeshje përdorën të gjithë artilerinë e rëndë dhe aftësinë për t’i menaxhuar si duhet të tilla sfida. Ne duhet të rritemi. Gjithsesi, jam krenar për atë që bënë djemtë e mi. Komplimente edhe atyre, por duhet të përveshim mëngët dhe të vazhdojmë të punojmë.”

“Mendoj se e paguam dëmtimin e Sensit, sidomos në momentin që doli, sepse e humbëm fillin e “fjalimit”. Pjesën e dytë nuk e nisëm mirë, por më pas gjithçka ishte e ekuilibruar. Mund të shënonin të dyja skuadrat, por e bënë ata. Ne i patëm rastet tona.”

“Në përvojat e mia të kaluara kam humbur gjithmonë kundër Juventusit dhe sot më ndodhi edhe me Interin”, përfundoi Conte. /Lajmi.net/