Select Page

E papritur: Barcelona shet Griezmannin

E papritur: Barcelona shet Griezmannin

8:12 | 5 Tetor 2019

Aventura e Antoine Griezmann te Barcelona mund të zgjas vetëm një sezon.

Barcelona mund ta përdorë francezin si një ofertë të mirë për PSG-në, për të rikthyer Neymarin në ‘Camp Nou’ verën e ardhshme.

Lojtari që i kushtoi Barcelonës 120 milionë euro ka pranuar se pak është duke folur me Lionel Messin, dhe kjo gjendje mund të jetë shtytje për katalanët për të tentuar përfshirjen e tij në një marrëveshje me PSG.

Sipas ‘Le10Sport’, Messi – Griezmann si dyshe ende nuk është duke funksionuar, dhe kjo mund të bëjë që Barcelona të rikthej sërish vëmendjen e tyre te Neymar, për një ribashkim në ‘Camp Nou’, përcjell lajmi.net.

Neymar edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Barcelonës, por ishte larguar në verën e vitit 2017 për 222 milionë euro në drejtim të PSG-së, për t’u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit./Lajmi.net/