Select Page

E konfirmon Dortmund: Sancho do të largohet

E konfirmon Dortmund: Sancho do të largohet

18:20 | 30 Shtator 2019

Jadon Sancho nuk ka asgjë të sigurt rreth të ardhmes së tij me Dortmund.

Ylli anglez i futbollit ka tërhequr vëmendje shumë të madhe pas paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme me fanellën e Dortmund.

Anësori vazhdon të jetë i lidhur me një numër të madh të skuadrave. Ai mund të kthehet në Premierligë, por ka interesim edhe nga Bundesliga.

Drejtori sportiv i Dortmund, Michael Zorc ka bërë të ditur se nuk ka akoma ndonjë vendim për të ardhmen e lojtarit.

“Asnjë vendim nuk është marrë akoma. Por, nuk ka nevojë të bëhemi profetë dhe të themi se nuk do të luajë këtu edhe për pesë vite” ka thënë Zorc, transmeton lajmi.net.

Sancho është kthyer në një prej talentëve më premtues që kur u largua nga Premierliga, dy vite më parë. /Lajmi.net/