Select Page

Dy mungesat e vetme të Realit për ndeshjen ndaj Club Brugge

Dy mungesat e vetme të Realit për ndeshjen ndaj Club Brugge

17:00 | 30 Shtator 2019

Real Madrid mbajti stërvitje në Valdebebas të hënën në mëngjes përpara ndeshjes të së martës në mbrëmje në Ligën e Kampionëve kundër Club Brugge në ‘Santiago Bernabeu’.

‘Los Blancos’ u mposhtën 3-0 në udhëtim te Paris Saint-Germain në takimin e parë të fazës grupore, kështu që marrja e të tre pikëve kundër Brugge do të jetë e domosdoshme.

Për seancën stërvitore të së hënës, Zinedine Zidane ishte në gjendje të ftonte 25 lojtarë, me vetëm Ferland Mendy dhe Marco Asensio që ishin të padisponueshëm për shkak të lëndimit, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi i majtë francez do të humbasë ndeshjen kundër Brugge, si dhe ndeshjen kundër Granadës të shtunën.

Lajmi i mirë për Zidane është se Isco dhe Marcelo të dy janë të gatshëm për të luajtur pas dëmtimeve të tyre përkatëse.

Si i tillë, Isco dhe Marcelo mund të kthehen në listën e të ftuarve për takimin ndaj ekipeve, si dhe Sergio Ramos dhe Nacho Fernandez pas pezullimeve të tyre që nuk i lejuan të luanin ndaj PSG. /Lajmi.net/