Select Page

Dy kandidatët për të marrë drejtimin e Milanit

Dy kandidatët për të marrë drejtimin e Milanit

10:23 | 7 Tetor 2019

Milani po merr kohë për të marrë në konsideratë pozicionin e Marco Giampaolo, me Luciano Spalletti dhe Stefano Pioli thuhet se janë të preferuarit.

Fitorja 2-1 ndaj Genoas nuk ishte e mjaftueshme për ta larguar presionin nga trajneri aktual, pasi performanca ishte ende zhgënjyese dhe mungonte ndonjë identitet i qartë.

Sipas disa burimeve, Milani po reflekton mbi rolin e Giampaolo dhe është gjithnjë e më pak e mundshme që ata do të vazhdojnë ta mbështesin atë, përcjell lajmi.net.

Reporteri i Sky Sport Italia, Peppe Di Stefano pretendon se Milani nuk po e mohon shkarkimin e mundshëm të Giampaolo, që në vetvete është një shenjë e keqe për situatën e tij.

Kandidatët kryesorë tani duket se janë dy ish-trajnerët e Interit, Spalletti dhe Pioli.

Rudi Garcia dhe Claudio Ranieri emrat e tjerë që lidhen me stolin e ‘Rossonerëve’, duke mos përjashtuar rikthimin e Gennaro Gatussos. /Lajmi.net/