Select Page

Drogba favorizon Manen për ‘Topin e Artë’

Drogba favorizon Manen për ‘Topin e Artë’

19:31 | 24 Tetor 2019

Didier Drogba ka favorizuar Sadio Manen në garën për ‘Topin e Artë’.

Ylli senegalez, Mane, është nominuar në 30-ën e fundit, në garën për çmimin ‘Ballon d’Or’, ku do të jetë në garë me Lionel Messi dhe Virgil van Dijk.

Lidhur me këtë garë për çmimin më prestigjioz individual, disa komente ka dhënë edhe Didier Drogba, i cili ka favorizuar Mane.

“Ajo që ai (Mane) bën në Premierligë, shumë pak lojtarë mund ta bëjnë” ka thënë Drogba, transmeton lajmi.net.

”Do të ishte shumë mirë që Mane, por edhe Salah të vazhdonin me progresin e tyre, për të shpresuar që të fitojnë këtë trofe” ka thënë tutje Drogba,duke treguar mbështetjen që ka për lojtarët nga kontinenti i Afrikës.

Mane mund të jetë i favorizuar nga triumfi me Liverpool, në kuadër të Ligës së Kampionëve, por përsëri favoritët mbeten Van Dijk e Messi. /Lajmi.net/