Select Page

Drejtori i Barçës: De Ligt iu bashkua Juventusit për para

Drejtori i Barçës: De Ligt iu bashkua Juventusit për para

Drejtori ekzekutiv i Barcelonës, Oscar Grau, ka pohuar se paratë janë arsyeja e vetme pse Matthijs de Ligt iu bashkua Juventusit dhe jo Barçës në verën e këtij viti.

Për një kohë të gjatë, Barça ishte favorite për ta blerë qendërmbrojtësin holandez, por dështoi të arrijë marrëveshje personale me të dhe ish-mbrojtësi i Ajaxit iu bashkua Juves, transmeton Gazeta Express.

Kjo pasi kampioni italian u pajtua t’i japë rrogë vjetore në vlerë 8 milionë euro, plus 4 milionë të tjera bonuse, transmeton Gazeta Express.

Grau ka folur tani për situatën e tij duke thënë se ai e kishte preferuar Juven për para.

“Ne i bëmë ofertë, por ai preferoi të shkojë në Juve, ku ligji italian i taksave ia mundëson atij të fitojë pagë më të lartë neto”, tha Grau./Gazeta Express/