Select Page

Dilema e Barcelonës: Ansu Fati apo Ousmane Dembele?

Dilema e Barcelonës: Ansu Fati apo Ousmane Dembele?

18:55 | 16 Shtator 2019

Ansu Fati ka përfituar nga dëmtimet e Luis Suarez, Lionel Messi dhe Ousmane Dembele për të depërtuar në formacionin startues të Barcelonës, por me kthimin e këtij të fundit nuk ka garanci se ai do të qëndrojë në formacionin e ekipit të parë.

Tifozët e Barcelonës tashmë e adhurojnë 16-vjeçarin, i cili ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një tjetër në 116 minuta të luajtur në La Liga.

Dembele, ndërkohë, do të duhet të fitojë besimin e ‘Camp Nou’, edhe pse ai është përpara Fatit në mendjen e Ernesto Valverde, transmeton lajmi.net.

Ish-trajneri i Bilbaos do të duhet të mbrojë produktin e akademisë së Barcelonës, pasi klubi është i vetëdijshëm për rreziqet e përfshira kur një lojtar shpërthen në skenë në një moshë kaq të re.

Me Suarez, Messi dhe Dembele mbrapa nga dëmtimet e tyre dhe Carles Perez duke qenë pjesë e grupit të skuadrës së parë, Valverde mund të vendosë ta dërgojë Fati përsëri në Barcelona B, por, nëse i riu vazhdon të shënojë, një vendim i tillë nuk do të jetë i lehtë për 55-vjeçarin. /Lajmi.net/