Select Page

Derbi i takon Partizanit

Derbi i takon Partizanit

21:02 | 29 Shtator 2019

Partizani e ka fituar derbin, duke e mposhtur 2-1 Tiranën.

Në “Selman Stërmasi” gjërat u tensionuan end epa nisur sfida, tifozët e të dyja skuadrave u përleshen mes vete. Sido që të jetë, policia arriti që të qetësojë disi situatën dhe nisi ndeshja siç është më së miri, me stadiumin të mbushur plot.

Derisa Tirana po e qarkullonte shumë mirë topin, Partizani ishte ajo që gjeti golat në pjesën e parë.

William në minutën e 28’ dhe Solomon 34’, shënuan për Partizanin.

Në pjesën e dytë, Tirana u mundua që t’i kthejë gjërat në favor, por shënuan vetëm nëj gol.

Ishte Edon Hasani ai që shënoi për vendasit në minutën e 79’, gol që shërbeu vetëm për statistika.