Select Page

De Gea paralajmëron shokët e skuadrës para udhëtimit tek West Ham

De Gea paralajmëron shokët e skuadrës para udhëtimit tek West Ham

14:15 | 21 Shtator 2019

Manchester United do të ketë një test mjaft të vështirë gjatë kësaj fundjave.

Lojtarët e Ole Gunnar Solskjaer do të luajnë xhiron e gjashtë të Premierligës, në udhëtim, kundër skuadrës së West Ham.

West Ham janë një nga skuadrat që luajnë mjaft mirë para tifozëve dhe hapin telashe, dhe këtë gjë duket se e di mjaft mirë edhe portieri i Manchester United, David de Gea, i cili u ka bërë thirrje shokëve të tij të skuadrës që të tregohen të kujdesshëm.

“Besoj se kanë një skuadër shumë të mirë, me lojtarë të mirë. Ne akoma kemi memoriet e këqija nga sezoni i kaluar, kështu që duhet të kemi kujdes” ka thënë De Gea para ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Janë pikë të rëndësishme në këtë moment për të qëndruar afër liderëve, por edhe për të rinjtë që të fitojnë vetëbesim. Duhet të tregojmë se mund të fitojmë pikë edhe në fusha të vështira” ishin fjalët e gardianit spanjoll.

West Ham dhe Manchester United do të përballen me njëra tjetrën gjatë së dielës, me fillim nga ora 15:00. /Lajmi.net/