Select Page

David de Gea i bën thirrje bashkëlojtarëve: Jemi Manchester United!

David de Gea i bën thirrje bashkëlojtarëve: Jemi Manchester United!

10:55 | 1 Tetor 2019

David de Gea paralajmëroi shokët e tij të ekipit se ata duhet të përmirësohen pas një tjetër nate të dëshpëruar në ‘Old Trafford’, ku Manchester United zbriti në pozitën e 10 në tabelën e Premierligës.

United barazoi 1-1 me Arsenalin në një ndeshje të vakët, duke marrë epërsinë përmes Scott McTominay përpara se të barazonte Pierre-Emerick Aubameyang në pjesën e dytë.

Goli i Arsenalit u dha nga VAR pasi fillimisht anësori ngriti flamuri për pozicion jashtë loje, përcjell lajmi.net.

Por portieri De Gea nuk kërkoi justifikime dhe tha: ”Ky është Manchester United, kështu që ne duhet të fitojmë këto ndeshje”.

”Djemtë duhet të reagojnë dhe të luajnë më mirë se sa janë duke bërë. Ne jemi një ekip por duhet të përmirësohemi”.

”Goli i pësuar ishte një gabim i madh për ne. Ne i dhamë mundësinë për të shënuar atyre”.

“Ne duhet të mësojmë nga ai gabim”, potencoi spanjolli. /Lajmi.net/