Select Page

”Courtois po vuan sindromën De Gea”

”Courtois po vuan sindromën De Gea”

12:21 | 3 Tetor 2019

Real Madrid duhet ta trajtojë Thibaut Courtois në mënyrë të ndryshme për të marrë më të mirën nga ai, sipas trajnerit të portierëve të Belgjikës, Erwin Lemmens.

Courtois u zëvendësua në pjesën e parë në barazimin e së martës 2-2 në Ligën e Kampionëve kundër Club Brugge, me Realin që ishte duke u mposhtur 2-0 atë kohë.

27-vjeçari ishte pa dyshim fajtor për golin e minutës së nëntë të Emmanuel Bonaventure Dennis, përcjell lajmi.net.

Duke krahasuar problemet e bashkatdhetarit të tij në ‘Santiago Bernabeu’ me rënien në formë të David de Gea me Manchester United, Lemmens i tha Marca: “Ata duhet ta trajtojnë atë ndryshe”.

“Ai është një djalë i veçantë dhe është e pazakontë që ai është gjithmonë në nivelin më të lartë me Belgjikën, por atje ai vuan me sindromën De Gea”.

“Nëse Bernabeu fishkëllon, atëherë duhet të shikoni ekipin në tërësi”.

“Ai është një portier i shkëlqyeshëm dhe ai do të përpiqet ta bëjë Real Madridin përsëri të lumtur”, u shpreh ai. /Lajmi.net/