Select Page

Conte nuk ndalet, gjen përforcimin e ri nga Premierliga

Conte nuk ndalet, gjen përforcimin e ri nga Premierliga

9:58 | 20 Shtator 2019

Antonio Conte ka identifikuar përforcimin e ri të Interit.

Inter ka shfaqur interesim për transferimin e Olivier Giroud nga Chelsea.

Mediat italiane raportojnë se trajneri i “Nerazzurrëve”, Antonio Conte ka identifikuar përforcimin e ri te skuadra nga Milano, përcjell lajmi.net.

Conte ka bërë ndryshime të mëdha në ekip pas emërimit në postin e trajnerit të Interit.

Por, ai sheh të nevojshme të shtojë fuqinë e repartit ofanziv në janar.

Giroud, i cili dëshiron të largohet nga Chelsea është objektivi i ri i Contes në Inter. /Lajmi.net/