Select Page

Conte: Juve dhe Napoli, më të fortë se Inter

Conte: Juve dhe Napoli, më të fortë se Inter

22:20 | 27 Shtator 2019

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka vendosur të qëndrojë me ‘këmbë në tokë’, duke mos vendosur synime në këtë fillim sezon në Serie A, edhe pse skuadra e tij në pesë ndeshjet e para ka arritur pesë fitore.

Inter me fitoren kundër Lazios në ‘San Siro’, mori fitoren e pestë këtë sezon, duke grumbulluar 15 pikë, për të udhëhequr në Serie A.

Por, edhe pas këtyre rezultateve, Conte ka thënë se Inter nuk janë favorit për titull, duke vënë përpara Juventusin dhe Napolin.

“Ne nuk jemi favorit, Juventus dhe Napoli janë më të fortë se ne”, ka deklaruar Conte, përcjell lajmi.net.

“Fitoret nuk kanë ndryshuar asgjë. Ende kemi rrugë të gjatë për të bërë dhe shumë punë po ashtu. Ne po vazhdojmë të rritemi”./Lajmi.net/