Select Page

Conte flet pas dështimit ndaj Slavia Pragës

Conte flet pas dështimit ndaj Slavia Pragës

22:24 | 17 Shtator 2019

Antonio Conte mori përgjegjësinë e plotë pas barazimit thellësisht zhgënjyes të Interit 1-1 në Ligën e Kampionëve me Slavia Pragën.

‘Nerazzurrët’ rrëmbyen një pikë në fundin e ndeshjes falë golit të Nicolò Barella pasi Peter Olayinka i kishte dhënë Slavisë epërsinë e merituar në ‘San Siro’.

Duke marrë parasysh që Barcelona dhe Borussia Dortmund janë në grup, kjo ishte teorikisht ndeshja më e lehtë e turneut për ekipin e Conte, përcjell lajmi.net.

“Slavia Praga me siguri luajti në një mënyrë shumë evropiane, agresive dhe me intensitet”, tha Conte për Sky Sport Italia.

“Ne nuk kemi gjetur zgjidhje dhe t’i kapërcejmë ato. Në ndeshjet e tjera, ne ishim kundër palëve që u mbrojtën dhe na prisnin, ndërsa Slavia na sulmoi. Ne luftuam dhe për të qenë i sinqertë, nuk jam i kënaqur me performancën”.

“Unë duhet të jem i pari që të marrë përsipër përgjegjësinë për këtë, sepse me sa duket nuk kam pasur efektin që kam kërkuar në zgjedhjet e mia fillestare ose në shpjegimin e llojit të ndeshjes në të cilën po kalonim”, deklaroi italiani. /Lajmi.net/