Select Page

Conte flet para ndeshjes së madhe kundër Juventus: Duhet të kemi dëshirë dhe guxim

Conte flet para ndeshjes së madhe kundër Juventus: Duhet të kemi dëshirë dhe guxim

18:30 | 5 Tetor 2019

Antonio Conte ka dhënë komentet e tij para ndeshjes së madhe kundër Juventus.

‘Derby d’Italia’ do të zhvillohet gjatë së dielës, me fillim nga ora 20:45 dhe pritet të jetë ndeshje interesante, edhe për shkak formës së treguar nga skuadrat.

Conte pret nga lojtarët e tij që të tregojnë dëshirë të madhe dhe guxim, pasi këto janë komponentët kryesorë që japin fitore në ndeshje të tilla.

“Ne duhet të kemi dëshirë, entuziazëm dhe guxim për të luajtur këtë lloj dueli” ka thënë Conte, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi përballë një skuadre që ka vendosur standard në Serie A gjatë këtyre viteve të fundit. Ata kanë punuar mirë dhe janë kthyer në shembull për të tjerët” ka thënë tutje italiani.

Inter do të futet në këtë ndeshje si lider, pas shumë kohësh në Serie A. Për Conte, kjo do të jetë përballja e parë kundër Juventus, që kur u largua nga ajo skuadër, në vitin 2014. /Lajmi.net/