Select Page

Çmimi ‘The Best’, zbulohet skandali i FIFA-s me votat

Çmimi ‘The Best’, zbulohet skandali i FIFA-s me votat

22:13 | 25 Shtator 2019

Lionel Messi ka fituar për herë të parë çmimin ‘The Best’, që dhurohet nga FIFA për lojtarin më të mirë të vitit.

Ylli argjentinas mposhti në konkurrencë të ashpër Cristiano Ronaldon dhe Virgil van Dijkun.

Kur Messi ende po vazhdon të festojë për këtë të arritur, është kapiteni i ekipit kombëtar të Nikaraguas, Juan Barrera që ka reaguar pas publikimit të votave.

Ai me anë të një reagimi në Twitter, ka thënë se nuk ka votuar për çmimin ‘The Best’, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, në publikimin e votave të bëra nga FIFA, del Juan Barrera ka votuar për Lionel Messin./Lajmi.net/